E donte Kamza, Shehaj: Te Teuta prej Maganit

Sulmuesi vlonjat do të jetë pjesë e skuadrës durrsake, teksa ka refuzuar të rivihet sërish nën urdhrat e Ramadan Ndreut, ish-trajnerit të tij te Kastrioti

Eksodi te skuadra e Teutës ka përfunduar dhe tashmë durrsakët kanë nisur plotësimin e grupit. “Pak e saktë”, – duket se është shprehja e duhur për kreun e pankinës Gugash Magani. Afrimi i fundit i Teutës është Ardit Shehaj, sulmuesi vlonjat që ka nënshkruar ditën e djeshme dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit peqinas sezonin e ardhshëm. 26-vjeçari njihet mjaft mirë nga tekniku i durrsakëve, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij sulmuesin te Flamurtari. Shehaj mund të luajë si sulmues krahu dhe si qendërsulmues, ndërkohë që ka provuar të luajë edhe si mesfushor. Pasi ka nënshkruar kontratën me Teutën, Shehaj ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i durrsakëve.

“Jam i kënaqur që i bashkohem skuadrës së Teutës. E mirëprita ofertën e drejtuesve dhe tani mendoj të jap më të mirën për këtë skuadër. Kjo është ajo çka premtoj unë dhe shpresoj të kemi një sezon sa më të mirë”, tha fillimisht sulmuesi, që më tej zbuloi se kishte pasur një ofertë të mirë edhe nga ana e Kamzës, madje me kushte financiare më të mira, por kishte zgjedhur Teutën prej trajnerit Magani. “Gjatë kësaj periudhe kam pasur kontakte me klube të ndryshme, një prej tyre Kamza, që më ka bërë një ofertë më të mirë financiare, por zgjodha të vija në Durrës për shkak të trajnerit Magani, por edhe të drejtuesve, që më folën mbi projektin që kanë për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Shehaj për “Sport Ekspres”.

AFRIMET –  Shehaj bëhet vlonjati i dytë që transferohet në këtë merkato te Teuta, pasi më përpara durrsakët kanë afruar edhe Arbër Beqajn, i cili luan si mbrojtës i djathtë. Në mbrojte është afruar edhe kroati Ante Hrkaç, që zëvendëson boshnjakun Bojan Markoviç, ndërkohë që është rikthyer në skuadër edhe mesfushori Albi Dosti, lojtar i formuar te Teuta dhe që më pas ka provuar të luajë në Kukës, Laç dhe Ballsh, përveç eksperiencave jashtë vendit me PFC Montana në Bullgari dhe kroatët e Shibenik.

SHKULAKU – Lojtari pogradecar kërkohet nga disa ekipe të Superiores dhe te Teuta është në listën e objektivave. Deri më tani ka marrëveshje, por pritet që këto ditë të ketë zhvillime, pasi durrsakët do të udhëtojnë drejt Italisë pas dy ditësh dhe trajneri Magani dëshiron ta ketë grupin e lojtarëve sa më të plotë. Shkulaku sezonin e shkuar ka bërë një paraqitje me Pogradecin, duke qenë lideri i skuadrës së tij, me 8 gola të shënuar. Veç Teutës, për 23-vjeçarin interesohet edhe Luftëtari, që e ka kontaktuar prej kohësh mesfushorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online