Ndryshimet në Kategorinë e Parë, KE vuri “dorën në plagë”

0

Duke qenë se në mbledhjen e ditës së premte Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së mori disa vendime të rëndëisishme për sezonin e ri dhe të tjerët në vazhdim, natyrisht që ato duhen parë në këndvështrimin se sa do t’i shërbejnë seriozitetit e forcimit të garës.

Kur flasim për ndryshime, i referohemi Kategorisë së Parë, që me struktur dhe skemën e kaluar, në fazën e tretë kthehej në një formalitet zyrtar, por edhe në një mundësi tolerimi e abuzimi, sepse skuadrat që dilnin nga objektivat bëheshin objekt i “elementit të ri”!

Në fazën e tretë të sezonit 2019-2020 nuk do kemi ndarje të zonave (Play-off dhe Play-out) me numër të barabartë të skuadrave dhe pikët e tyre nuk do të përgjysmohen. Në Play-off do të luftojnë 4 skuadra, ku dy të parat ngjiten automatikisht në Superiore, ndërsa vendet e 2-ta të dy grupeve luajnë një finale dhe fituesi ndeshet me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore.

Ndryshe ndodhte në sezonet e kaluara, kur zonat Play-off dhe Play-out kishin nga 5 skuadra dhe çdo javë njëra skuadër dilet pushim. Në zonën Play-out do të luajnë skuadrat që renditen nga vendi i 5-të në vendin e 10-të në dy grupet A dhe B.

Nga Kategoria e Parë do të zbresin në Kategorinë e Dytë vendi i 9-të dhe vendi i 10-të në të dy grupet, A dhe B. Ndërkohë që vendi i 8-të i Grupit A do të luajë ndeshje Play-off me vendin e 2-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Vendi i 8-të i Grupit B do të luajë ndeshje Play-off me vendin e 2-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Fituesit do garojnë në Kategorinë e Parë sezonin pasardhës.

AGRON KAJA

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.