Debate për Zhoao Feliks, Nuno Gomesh: Vlen aq sa u pagua nga Atletiko

Vlerat e transferimeve të lojtareve sa vijnë e rriten. “Çmenduria” e fundit i përket Atletikos së Madridit me blerjen e Zhoao Feliks. Spanjollët derdhën ekzaktësisht 127.2 milionë euro në arkat e Benfikës për të bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Presidenti Hil Marin ka vendosur të gjitha fondet për të blerë yje dhe konkuruar Barcelonën dhe Realin e Madridit. Kjo blerje, ashtu si dhe të tjera më parë, ka krijuar debate. Feliks është një djalosh që ka shpërthyer në gjysmën e dytë të sezonit dhe shumë specialistë nuk janë dakort me blerjen e tij për një shifër aq të lartë.

Sigurisht ka dhe të tjerë, që shprehen se cilësia e të riut është e padiskutueshme dhe vlera e tij e blerjes përshtatet me cilësitë. Edhe Nuno Gomesh, një nga legjendat e Benfikës, me të cilën regjistron 293 ndeshje dhe 125 gola ka mendimin e tij në lidhje me Feliks.
Ish-sulmuesi shprehet se çmimi i paguar nga Atletiko për Feliks përputhet tërësisht me talentin e tij. Në një intervistë për spanjollen “Marca” ai tekstualisht u shpreh: “Zhoao Feliks vlen aq sa Atletiko pagoi për ta marrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online