“Mund të pasojë Lorik Canën”, mbrojtësi përfshihet mes talenteve më premtues!

0

Një ndër futbollistët më të talentuar dhe më premtues të Kombëtares sonë thuhet se është Enea Mihaj. Mbrojtësi debutoi vitin e kaluar me kuqezinjtë në humbjen ndaj Skocisë në transfertë.

Mihaj zhvilloi një sezon të kënaqshëm në kampionatin grek me Panetolikos, ndërsa tashmë po përgatitet për një kalim në një klub më të madh. Teksa sezoni ka përfunduar, 20-vjeçari i Kombëtares, merr një vlerësim nga francezët e “Foot Mercato“, të cilët kanë zgjedhur formacionin më të mirë me talentet nga Europa Lindore.

Mihaj është në qendër së bashku me talentin e Partizanit të Beogradit, Markoviç. Në fjalët që thuhen për Mihajn, spikat krahasimi me Lorik Canën, të cilët francezët e njohin shumë mirë. Gjithashtu shkruhet se tashmë mbrojtësi është gati për kalimin në një klub të madh.

Që nga tërheqja e Lorik Canës, Shqipëria nuk ka arritur të gjejë një lojtar të afrë për të ”dirigjuar“ prapavijën. Duke parë sezonin e fundit, Enea Mihaj duket lojtari që mund ta zërë vendin e Canës. I lindur në Greqi dhe aktualisht tek ekipi i Panetolikos, qendërmbrojtësi ka zhvilluar sezonin e tij të dytë si profesionist. Përveç një dëmtimi që e mbajti jashtë për disa kohë, ai ka treguar një ekuilibër të vërtetë në mbrojtje. Ndërhyrje të pastra, i fort në duele, çdo ndeshje e më shumë konfirmon potencialin e tij. Tashmë, Mihaj duket gati për kapërcimin e madh, me ekipe si Benfika, Napoli apo Leh Poznan që interesohen për të. Gjithashtu, ai ka bërë dhe debutimin me Kombëtaren e Shqipërisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.