Moxhi “show”: Penalltia e Julianos ndaj Ronaldos? Interi duhej të ishte në B atë vit

Në konferencën për shtyp të prezantimit të Mark Julianos nuk mund të mungonte në fund pyetja me humor për penalltinë e famshme që Interi pretendoi në prill 1998. Juve-Inter, Juliano ndalte Ronaldon në zonë, asnjë faull sipas arbitrit, që më pas i dha penallti Juves (Del Piero e humbi) dhe në fund titulli shkoi në Torino.

Juliano e mori me të qeshur sot, i mësuar me pyetjen e përjetshme, por më pas ndërhyri Luçiano Moxhi, tjetër protagonist absolut i asaj epoke, kur drejtonte Juven.

Në një libër botuar 3 vite më parë Moxhi rrëfente se penalltia mund të jepej, duke e riparë vite më pas.

Sot Moxhi sulmon Interin, aty ku në fakt firmosi dhe do kishte shkuar, por u grind me Moratin sepse Moriero rinovoi tek Interi, ndërsa Moxhi e kishte shitur te Midëllsbrou në Angli.

Le të themi që penalltia ishte, OK? Por në atë kohë Interi kishte një çështje të hapur. Një vit më parë kishte falsifikuar dokumentacionin, për të bërë italian me origjinë Alvaro Rekobën. Mashtrim gjigant, rregullorja e zbriste në Serinë B, por u dënua vetëm një drejtues. Me rregullore, ajo Juve-Inter e famshme nuk duhej luajtur fare, sepse Interi nuk do merrte pjesë fare atë sezon në Serinë A. Gjyqtari vendosi që penalltia ndaj Ronaldos nuk ishte, vendim i pranueshëm, edhe nëse i gabuar, por një gjyqtar më i madh vendosi që Interi të mos dënohej për Rekobën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *