Morata pendohet, gati kthimi në Itali

0

Një ndër blerjet më të rëndësishme të sezonit në Angli, por njëkohësisht një ndër dështimet më të mëdha, Alvaro Morata, me shumë gjasa do të largohet nga Çelsi dhe nga Anglia këtë verë.

Sulmuesi spanjoll kaloi në Londër për 60 milionë sterlina verën e shkuar, duke lënë Realin, por duket se ka bërë zgjedhjen e gabuar.

15 gola në 45 ndeshje, por edhe shumë ndeshje ku është dukur si “mish i huaj” te Çelsi, bëjnë që Morata të mendojë largimin, pasi stili i tij i lojës nuk duket i përshtatshëm për Anglinë.

Rai Sport raporton se Juventusi është gati ta blejë dhe pritet të ofrojë 52 milionë euro për 25-vjeçarin, që në Torino ka lënë mbresa.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.