Muarem: Jam i shokuar nga fjalori i tmerrshëm i Sinos

Mesfushori i Flamurtarit nuk arrin t’i japë një shpjegim asaj që pa të shtunën: Nuk e di çfarë u kemi bërë arbitrave që nuk na lënë të luajmë. E kam të vështirë ta harroj atë fjalor 

Elton Nika

Është një nga emrat që në janar iu bashkua Flamurtarit, me një cv të pasur edhe në futbollin europian. Muarem Muarem, mesfushori i Flamurtarit, është skandalizuar nga ajo çfarë ka parë në ndeshjen e së shtunës. Sipas tij, situata ka qenë mjaft nervoze, por ajo që e ka shokuar ka të bëjë me fjalorin që ka dëgjuar nga goja e arbitrave në fushë dhe pas ndeshjes. Mesfushori maqedonas thekson se nuk e ka ndeshur asnjëherë, kudo që ka luajtur, një situatë si ajo me kryesorin Sino dhe kolegët e tij.

– Muarem, çfarë ndodhi në ndeshjen e të shtunës me Vllazninë?

– Ta shpjegoj, nuk di. Nuk e kuptoj se përse duhet të ndodhin gjëra të tilla ndaj nesh. Çfarë ju kemi bërë gjyqtarëve, ne hyjmë në fushë për të luajtur futboll. Sakrifikojmë në stërvitje dhe në ndeshje, por po na hanë hakun. Na dukej se nuk luanim në Vlorë, por nuk e di se ku. Nuk mund ta kuptoj çfarë ne futbollistët u kemi bërë gjyqtarëve. Është e pashpjegueshme.

– Ka pasur tension gjatë ndeshjes edhe në fushë?

– Nuk mund ta quaj tension. Por normalisht, kur ne lojtarët shohim të tilla veprime, pa dyshim që nervozohemi. I kam thënë gjyqtarit se nuk është aspak mirë që vepronte ashtu. Fjalët që më ka thënë as nuk dua t’i përmend. Kam mbetur i shokuar. E pabesueshme dhe vetëm gjyqtar nuk mund të ishte. E pakuptimtë.

– Çfarë ndodhi më konkretisht?

– Në disa momente i jam drejtuar arbitrit, duke i thënë që të na lejonte të luanim futboll. I kam thënë: Çfarë po ndodh, çfarë ju kemi bërë juve? Përgjigja ka qenë me fjalë që vërtet nuk dua aspak t’i përmend. Fjalë nga më të ndryshmet, fyerje që nuk e di, nuk i kam dëgjuara asnjëherë gjatë gjithë jetës sime në futboll. Kam luajtur në Turqi, Azerbajxhan, Kazakistan, por asnjëherë gjyqtari nuk ndërhynte apo të shante futbollistët. Fjalori i tij ishte i tmerrshëm. Vetëm këtë fjalë mund të gjej. Nuk e di çfarë faji kemi. Është vërtet një ngjarje e rëndë. Gjyqtari është për të mbajtur drejtësi, pastaj të fitojë ai që e meriton. Por kështu të humbet çdo lloj dëshire për të luajtur futboll.

– Keni pasur përplasje me gjyqtarët pas ndeshjes?

– Ne futbollistët? Çfarë janë këto, aspak. Kemi hyrë në dhomat e zhveshjes dhe natyrisht që ishim të tronditur. Këto nuk mund të ndodhin para syve të medies, tifozëve dhe që duken haptazi. Nuk kemi pasur ne futbollistët përplasje. Por ato çfarë ndodhën gjatë ndeshjes, i kam të vështira t’i harroj, thëniet dhe fjalorin e gjyqtarit kundrejt ne futbollistëve.

– Si e shihni vazhdimin e kampionatit?

– Përgatitemi për ndeshjen e radhës, që e kemi të mërkurën. Por shpresojmë të mos gjendemi përballë gjyqtarëve të tillë, edhe pse e presim që të ndodhë. Nuk e dimë pse kështu ata e acarojnë vetë situatën, krijojnë tension të madh vetë te tifozët. Nuk arrij ta shpjegoj dot. Për mua është e pakuptimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online