Montela: Berluskoni më këshillonte, por nuk e dëgjoja

Vinçenco Montela, si me të qeshur, ia ka kthyer përgjigjen Silvio Berluskonit, i cili para pak ditësh tha se nuk e dëshironte Montelën, por e zgjodhën pa dëshirën e tij. Trajneri i Milanit ka prekur pikërisht këtë temë dhe i ngacmuar nga gazetarët ka reaguar: “Berluskoni mund të thotë atë që dëshiron, ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, deklaratat e tij duhen marrë në kontekstin e duhur. Nga ana ime do të ekzistojë gjithnjë gatishmëri maksimale për të dëgjuar, por zanati është i imi dhe zgjedhjet duhet të jenë të pavarura. Më pëlqen të dëgjoj këshilla dhe t’i vë në punë kur i pëlqej, por këshillat e Berluskonit vjet nuk më pëlqenin shumë”.

Më pas, dy fjali për derbin: “Derbi është thelbësor. Kemi nevojë për fitore, pak rëndësi ka mënyra. Derbi vlen shumë, pres një paraqitje bindëse, ashtu si me Romën, por me një sulm më të rrezikshëm. Mund të shkojmë në Champions, por nuk duhet të na kapë ankthi i renditjes. Për momentin Bonaventura e Suso janë titullarë, Kaliniç do të shihet ditën e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *