Modriç mungon ndaj Barcelonës për një pezullim të para 3 viteve

0

Të dielën në mbrëmje nis zyrtarisht sezoni i ri në Spanjë. Barcelona, pa Nejmarin, do të presë Realin e Madridit në vajtjen e Superkupës së Spanjës, një “El Clasico” që natyrisht pritet me entuziazëm e interes të madh.

Reali do të paraqitet në “Camp Nou” pas triumfit në Superkupën e Europës kundër Mançester Junajtid, por në Katalonjë do të jetë pa mesfushorin e rëndësishëm Luka Modriç.

Kroati është i pezulluar, prej… 3 vitesh. Ishte 22 gusht 2014, Reali luante kundër Atletikos për Superkupën e Spanjës. Në fundin e takimit Modriç merrte kartonin e dytë të verdhë, duke dalë me karton të kuq, ndaj pezullimi i tij është mbartur deri tani. Po të kishte marrë karton të kuq direkt, mesfushori do të kishte munguar që atë vit, ndeshjen e radhës së Realit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image