Nasar: Të larguarit duhen zëvendësuar

Mesfushori izraelit flet për aventurën e tij të re te Kukësi, duke nisur nga zhgënjimi për eliminimin nga Championsi, rivalët për titull dhe objektivat

Jurgen Zela

Konsiderohet si një nga afrimet më të mëdha të kësaj vere dhe në miqësoren me Lirinë arriti të shënonte golin e tij të parë me fanellën e Kukësit. Siraj Nasar mund të ishte kthyer në hero, nëse në ndeshjen e parë me Sherifin e Tirapsolit nuk do të ishte tradhtuar nga fati dhe të godiste shtyllën në minutat e fundit të ndeshjes. I aktivizuar vetëm në kampionatin e izraelit, tashmë 26-vjeçari ka nisur një aventurë të re në Kukës. Nga eliminimi në Champions League, merkatoja dhe te premtimi për tifozët, mesfushori flet për “Sport Ekspres” dhe i thotë të gjitha.
Nasar, aventurë e re në Kukës. si ka qenë ky fillim në radhët e kampionëve?
-Jam shumë i kënaqur te Kukësi. Kam kaluar mirë, si me lojtarët që janë larguar, ashtu dhe me ata që janë pjesë e ekipit. Fillimi ishte paksa i vështirë, pasi u larguam nga Champions League, megjithatë ne do të vazhdojmë të shohim përpara. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të avanconim në Champions, por aq ishte aventura jonë. Ne do të provojmë që dhe këtë sezon të shpallemi kampion dhe të luajmë përsëri në Champions.
Në Kupat e Europës nuk ishit në formën tuaj më të mirë. Tani, a e ndjeni veten gati në 100%?
-E vërtetë që gjatë periudhës së Champions League nuk isha në formën time më të mirë. Mund të them se po stërvitem fort, që të jem në 100% tim. Jam shumë i sigurt se në fillimin e kampionatit do të jem në formën time më të mirë.
Jeni aktivizuar në kampionatin e izraelit, a mund të na thoni sa ndryshon nga kampionati shqiptar?
-Gjatë gjithë jetës time kam luajtur vetëm në Izrael. Kjo është aventura ime e parë në Shqipëri. Kam parë që këtu ka shumë ekipe të forta, ka lojtarë shumë të mirë. I kam ndjekur ekipet që kanë luajtur në Europa League. Mendoj se nuk ka shumë diferenca me kampionatin e izraelit. Mendoj se kampionati shqiptar ka mjaft kualitete.
Në këndvështrimin tuaj, ku mendoni se ka nevojë për ndërhyrje skuadra?
-Kukësi ka pësuar shumë ndryshime, pasi janë larguar disa lojtarë nga formacioni titullar. Presidenti dhe trajneri e dinë këtë dhe besoj se do i zëvendësojnë. Është normale që kur humbet një, dy apo tre lojtarë të mirë, atëherë duhen zëvendësuar.
Në Champions punuat me Gjokën, ndërsa tani jeni nën urdhrat e Milinkoviçit. Sa ndryshojnë këto dy trajnerë nga njëri-tjetri?
-Mendoj se janë dy trajnerë të ndryshëm. Me Gjokën kam punuar më pak se një muaj. Ai zhvillonte një stërvitje dhe lojë të mirë. Tani punojmë me trajnerin Milinkoviç, me të cilin po stërvitemi shumë që të jemi gati për fillimin e kampionatit. Janë të dy trajnerë të ndryshëm, por janë mjaft profesionistë. Besoj se dhe Milinkoviç do të bëjë mirë në aventurën e tij me Kukësin.
Çfarë ju premton Nasar tifozëve të Kukësit, pasi pritshmëritë për ju janë të mëdha?
-Unë ju premtoj tifozëve të Kukësit se do të jap maksimumin në çdo ndeshje. Besoj si unë dhe Kukësi do të arrijnë shumë dhe do të bëjmë mirë në kampionat.
-Me aq sa e keni njohur kampionatin shqiptar, mund të veçoni rivalët më të fortë?
-I kam parë disa nga ndeshjet e tyre në Europës dhe mund të them se i njoh kundërshtarët tanë. Skënderbeu dhe Partizani kanë kualitet në skuadër dhe i konsideroj rivalë mjaft të fortë. Ne duhet të forcohemi dhe të japim më të mirën që të marrim maksimumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online