Mesazhi i Besnik Prengës: Ka vetëm një rrugë për Laçin!

Laçi ka mbërritur në Norvegji dhe në orën 19:00 do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore. Para nisjes, trajneri Besnik Prenga ka folur për takimin me Molden dhe e ka bërë të qartë se skuadra e tij duhet të jetë perfekte për të bërë tutje.

“Duhet të bëjmë ndeshjen e jetës që t’ia dalim ndaj Moldes. Nuk kemi rrugë tjetër, veçse të japim maksimumin. Lojtarët duhet të jenë shumë se të organizuar dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse do të luajmë si ndaj Anorthosis në ndeshjen e parë dhe të dytë, besoj se do të kemi shumë shanse për kualifikimin”, ka deklaruar në “RTSH Sport” trajneri Prenga.

Me kurbinasit është bashkuar edhe Marko Radas, që do të ndihmojë Laçin me ekperiencëne tij. Kreu i stafit teknik parësor sheh grupin: “Eksperienca është e rëndësishme, e sidomos kur luhet me sistem vajtje-ardhje. Por, nuk është as vendimtare. Për mua rëndësi ka grupi. Me këtë qëllim erdha që në ditën e parë, që të ndërtoja një ekip që të përballoj eksperiencën, aftësitë dhe cilësitë e kundërshtarit. Marko Radasin nuk e kemi marrë që të na rrisë nivelin, por që të na mbështesë dhe të na japë atë përvojë, e cila është e domosdoshme në këto dy takime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *