E kryer: Partizani arrin akordin me Hebajn, detajet e transferimit

Eraldo Harlicaj 

Nuk ka më dilema! Rubin Hebaj do të jetë lojtari më i ri i Partizanit. Burime të sigurta pranë klubit të kuq bëjnë me dije se është arritur marrëveshja me sulmuesin shodran. Lojtari do të vishet i kuq, pas aventurës me skuadrën e Domzales. Emri i tij përflitej prej kohësh për një kalim te kryeqytetasit, por tashmë gjithçka është mbyllur me sukses.

Klubi i kuq nuk ka paguar për kartonin e tij te skuadra sllovene, por ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit të Domzales për ta huazuar shkodranin. 19-vjeçari do të jetë 1 vit i huazuar me të drejtë blerje nga “demat” në fund të sezonit. Në këtë mënyrë mbesin të gjithë të kënaqur.

Partizani siguron një sulmues të lirë pa shumë kosto shtesë, pasi zëvendëson kokë me kokë Nikoliçin, ky i fundit është drejt largimit. Merr një element të ri dhe me të ardhme, pasi Hebaj është 19 vjeç dhe e njeh mirë portën dhe ka eksperiencë në kampionatin shqiptar. Shkodrani del i fituar, pasi siguron minutat e munguara në Slloveni dhe e përdor Partizanin si trampolinë. Ai pritet si titullar me Çanin drejt ekipit B dhe malazezin që mund të prishë kontratën me klubin e “demave”.

“Sport Ekspres” mëson se 19-vjeçari do të mbërrijë këto ditë në Shqipëri dhe do të firmosë për “demat”. Ai do të ingranohet shpejt me klubin, pasi ka zhvilluar fazën përgatitore me ekipin e tij të Domzales dhe ka stërvitje në këmbë. Një goditje interesante për klubin e kuq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online