Fotot: Nis humori në Shkodër, tifozët tallen me lajmërimin e klubit

Shkodrani arrin ta kthejë situatën në humor dhe në ditë zie. Në fakt, Vllaznia në një moment të errët është, pasi klubi do të garojë në Kategorinë e Parë dhe në emër të transparencës drejtuesit e rinj njoftuan me anë të një lajmërimi në “Facebook” se hapnin aplikimet për trajnerin dhe drejtorin sportiv. Vende që janë vakante.

Një shkrim i tillë nuk mund t’u shpëtonte tifozëve kuqeblu. Ata kanë hyrë në faqen e klubit dhe kanë nisur me komentet e tyre pikante. Disa janë gati ta marrin ekipin, pasi kanë luajtur kalçeto, ndërsa të tjerët me gjithë dëshirën e mirë nuk kanë mundësi, vetëm part-time. Ndërsa ka dhe prej atyre dashamirësve që ftojnë Zidanin, Venderin dhe Konten për të aplikuar, s’kanë faj, është mundësi jete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online