Memushaj asist në fitoren e Peskarës, Ndoj merr tri pikët ndaj Palermos

0

Ledian Memushaj dhe Emanuele Ndoj, dy lojtarët e kombëtares shqiptare që aktivizohen në Serie B, respektivisht tek ekipet e Peskarës dhe Breshias, kanë dalë fitimtar nga fusha e lojës në ndeshjet e javës së pestë.

Memushaj ka qenë protagonist në fitoren 2-1 të Peskarës, teksa shërbeu asistin në golin e parë të “delfinëve” në minutën 19-të. Mesfushori vlonjat luajti 90 minuta në këtë takim.

I riu Emanuele Ndoj, e nisi si titullar në ndeshjen e vështirë ndaj pretendentëve të Palermos. Breshia arriti të shënonte dy gola gjatë pjesës së parë, ndërsa skuadra nga Siçilia ngushtoi rezultatin në 2-1, por pa mundur të barazojnë. Ndoj u zëvendësua në minutën e 89-të.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.