Guardiola bën eksperimente, por kupa është një shëtitje

Kupa e Ligës është një kompeticion gjithnjë e më pa vlerë për klubet elitare në Angli, aq sa pjesëmarrja aty është një barrë e tepërt, por që duhet mbajtur për shkak të rregullores.

Për këtë arsye, Pep Guardiola mori me vete në Oksford sot disa lojtarë të rinj dhe kreu eksperimente, por ndryshim madhor nuk u pa nga Siti i zakonshëm, sa për faktin se përballë ishte një rival i kategorisë së tretë angleze, aq edhe për faktin se në fushë kishte emra të mëdhenj.

Fitoi Siti 3-0, me Gabriel Zhezus që shënoi në minutën e 36-të dhe Mahrez që mbylli gjithçka 1q2 minuta para fundit. Mjaftojnë këta dy emra për të kuptuar misionin e pamundur të Oksfordit të vogël. Ndërkaq, në shtesë festë edhe për mesfushorin e ri Fil Foden, i cili shënoi pas asistit nga Sterling.

Interesant është fakti se në portën e Sitit ishte Arijanet Muriç, apo Muriqi. Djaloshi 19-vjeçar ishte titullar në portë, duke debutuar me ekipin e parë, ndërsa nuk pati shumë punë në një ndeshje me një drejtim. Duhet kujtuar se Muriqi do të luajë për Kosovën, pasi ka vendosur të përfaqësojë këtë përfaqësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online