VIDEO/ Interi nuk njeh fitore normale, sistemi VAR nderon zikaltërit

Të gjithë mund të fitojnë, por askush nuk di t’i realizojë sukseset në fushë në mënyrë më emocionuese se Interi. Pasi triumfoi në sekondat e fundit me Totenhemin në Champions dhe Sampdorian në kampionat, Interi regjistroi një tjetër fitore në ndeshjen që hapi javën e gjashtë të Serisë A përballë Fiorentinës.

Skuadra e Spaletit kaloi “vjollcët” me rezultatin 2-1, për një tjetër një sukses të ardhur vetëm në minutat e fundit, duke lënë në ankth tifozët. Edhe pse me ekipin më të mirë në fushë, ku u aktivizuan nëntë nga titullarët e fundjavës së kaluar, zikaltërit vuajtën përballë kundërsulmeve të shpejta të Fiorentinës, që goditën shtyllën prej fillimit me Miralas, ndërsa Handanoviç shpëtoi portën përballë Simeones.

Në ndihmë të Interit erdhi sistemi VAR, me arbitrin Maxoleni që pasi vëzhgoi pamjet video akordoi 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë nga Hugo. Nga pika e bardhë kapiteni Mauro Ikardi nuk gaboi, duke i dhënë vendasve avantazhin. Goli i 11-të i sulmuesit argjentinas përballë Fiorentinës, që është kthyer në viktimën e tij të preferuar në kampionat.

Skuadra e Piolit reagoi në pjesën e dytë, duke rikthyer barazpeshën, falë të papërmbajtshmit Kieza, goditja e të cilit u devijua në mënyrë të pafatë nga Shkriniar dhe përfundoi në rrjetë. Një gol që i dha zemër Fiorentinës, por që nuk mjaftoi.

Trembëdhjetë minuta përpara fundit, për të shpëtuar Interin mendoi D’Ambrozio, që finalizoi një inkursion të shpejtë personal dhe e dërgoi topin në rrjetë pas kombinimit me Ikardin. Pak çaste ankthi, me arbitrin që u konsultua me ndihmësit në sistemin VAR dhe festë në “Meaxa”.

Goli i katërt i zikaltërve në 15 minutat e fundit të ndeshjes në këtë sezon, më tepër se cilado skuadër tjetër në Serinë A. Një gol që vlen 3 pikë dhe Interi që ngjitet në kuotën e dhjetë pikëve, duke barazuar pikërisht Fiorentinën e vendit të tretë dhe Sasuolon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online