Mbaron “telenovela” e portierëve, Napoli gjen zgjidhje tek Arsenali

0

Dëmtimi i Aleks Meret dhe forma jashtëzakonisht e dobët që ish-portieri i Udinezes, Karnezis, ka treguar gjatë fazës përgatitore vunë menjëherë në lëvizje Napolin. Emrat që u përfolën për t’iu bashkuar napolitanëve qënë të shumtë, por zgjedhja përfundimtare ka qenë një surprizë.

Sipas medieve italiane, ditën e nesërme në Napoli do të vijë nga Londra portieri i Arsenalit David Ospina. Gardiani kolumbian ishte bërë zgjedhje e tretë te Anglezët, që afruan gjatë kësaj merkatoje portierin e Leverkuzenit Bernd Leno.

Ospina edhe pse rezervë tek Arsenali gjatë viteve të fundit, ka treguar se është një portier cilësor, madje sezoni e kaluar Arsen Venger, ia besoi atij portën në Europa League, kompeticion ku “topçinjtë” u eliminuan gjysmëfinale. Kolumbiani është gjithashtu një titullari i kombëtares së tij prej më shumë se tetë vitesh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.