Mbaron durimi, një tjetër trajner “përshëndetet” me Serie A

0

Listës së trajnerëve të shkarkuar në elitën e kampionatin italian, Serie A, i është shtuar dhe një emër tjetër. Teknikut të Empolit Aurelio Andreacoli i është komunikuar ndërprerja e njëanshme e bashkëpunimit dhe e gjitha kjo në ditën e 65-vjetorit të lindjes.

Skuadra nga Toskana u mund të premten që shkoi nga Napoli me rezultatin 5-1. Karlo Ançeloti përgëzoi lojën e Empolit, që sipas tij nuk përkonte me humbjen e thellë, por mesa duket drejtuesit e klubit nuk qenë të këtij mendimi.

Klubi falënderoi trajnerin punën gjatë sezonit të kaluar në Serinë B, ndërsa emri që përflitet si i më i mundshmi për t’u vënë në krye të stolit të toskanëve është ai i Bepe Iakinit. Pas 11 javësh kampionat Empoli renditet në vendin 18-të, ka vetëm 6 pikë dhe fitorja e fundit ka ardhur në muajin gusht.

Ndryshimi në stol mund të ndikojë edhe tek e ardhmja e Frederik Veselit, pasi duhet parë sa hapësirë do të gjejë mbrojtësi kuqezi me trajnerin e ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.