“Mançester Junajtid nuk do ta fitojë asnjëherë titullin me Lukakun!”

Mançester Juanjtid nuk është në një moment të mirë dhe duhet t’i harrojë pretendimet për titull. Një prej lojtarëve më të spikatur të “djajve të kuq” Paul Skolls ka komentuar gjendjen ku ndodhet ekipi  i Zhoze Murinjos.

Lojtari, i cili ka luajtur 500 ndeshje me Junajtin vë në shënjestër sulmuesin belg Romero Lukaku, të cilin nuk e konsideron si të denjët për të nxjerrë skuadrën e tij të zemrës kampione. Ajo që 43-vjeçar veçon është fakti se skuadra duhet të ketë më shumë alternativa dhe se për momentin asnjë futbollist nuk është në gjendje të rivalizojë me shtatlartin për një vend titullari.

“Unë e di se Lukaku punon shumë, por është ende i ri, i cili ka bërë mirë dhe ka shënuar. Edhe pse është një lojtar i fortë dhe i shpejtë, unë nuk kam shumë besim tek ai si tek shumë lojtarë të tjerë. I duhet pak ndihmë, por nuk e di se kush mund të luajë në vend të tij në këto momente tek Junajtid. Marsial ose Rashford sulmues qendre? Ndoshta, por ata duhen në krah. Junajtit duhet të ketë disa alternativa, si në vitin 1999, ose ndryshe nuk mund të dalë kampion vetëm me Lukakun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *