Manaj lë spitalin dhe ka një kërkesë për Albaseten

0

Rei Manaj pësoi një dëmtim të frikshëm mbrëmë gjatë ndeshjes Granada-Albasete. Takimi u mbyll në barazim 1-1, por sulmuesi shqiptar i Albasetes mori një goditje të fortë me shkelm në fytyrë nga German Sançez.

Lushnjari e kaloi mbrëmjen në një nga spitalet e Granadës, ndërsa kishte pësuar dëmtime në kafkë dhe në hundë. Ai kreu kontrollet e nevojshme dhe fatmirësisht problemet në kokë nuk ishin serioze. Manaj la spitalin gjatë ditës së sotme dhe është nisur drejt Albasetes, ndërsau shoqërua nga zëvendëspresidenti dhe mjeku i ekipit.

Manaj duke u larguar nga spitali

21-vjeçari e ka lënë pas momentin e keq dhe ka kërkuar menjëherë një maskë mbrojtëse për të nisur stërvitjen me ekipin sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë qëndrimit në spital, sulmuesi u vizitua dhe nga Sançez i Granadës, i cili ishte personi që dëmtoi atë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.