Malmo fiton “finalen” e Europës, Binaku rikthehet titullar

Malmo ka fituar me rezultatin 2 – 0 në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit suedez ndaj Elfsborgut. Me anë të trepikëshit të sotëm dhe një ndihmese nga Ostersund që ndali rivalët direkt të Hamarbit, skuadra ku luan Egzon Binaku ka arritur të sigurojë vendin e tretë në kampionat e si rrjedhojë dhe biletë për në raundet kualifikuese të “Europa League”.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti për 90 minuta në këtë takim, duke u rikthyer në formacionin titullar pas dy ndeshjesh jashtë. Mëngjarashit i është dashur të luftojë gjatë të gjithë sezonit për një vend në formacion me danezin Sëren Rieks.

Mbetet për t’u parë secila do të jetë zgjedhja e trajnerit Uve Rësler për krahun e majtë të mbrojtjes. Binaku është padyshim lojtari më i fortë në aspektin e fazës mbrojtëse, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fazën e sulmit, pasi Rieks ka luajtur prej vitesh si një mesfushor krahu dhe driblimi i mbrojtësve është specialiteti i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *