Makineria Warriors “shtyp” Wizards, “No James, no Party” për Lakers

Golden State Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve. Washington Wizards nuk i ka bërë dot ballë kampionëve në fuqi, pasi takimi mes tyre u mbyll me rezultatin 118-128. Stephen Curry ishte në lartësinë e duhur, pasi realizoi 38 pikë. Durant gjithashtu dha kontributin e tij: 21 pikë, 5 asiste.

Karl-Anthony Toëns (27, 5, 12) dhe Andrew Wiggins (23, 3, 8)  likuiduan Los Angeles Lakers. Minnesota Timberwolves triumfoi 105-120. LeBron James vijon të mungojë pësoi humbjen e 24-t sezonale. Portland Trail Blazers bëri detyrën kundër Phoenix Suns, pasi fitoi 106-120.

Oklahoma City Thunder mori një fitore të rëndësishme kundër New Orleans Pelicans me shifrat 122-116. Russell Westbrook regjistroi triple-double me 23 pikë, 16 asiste, 17 topa të rikuperuar. Paraqitje e mirë edhe nga Paul George.

Ai shënoi 23 pikë, ndërkohë që dha 7 asiste e rikuperoi 11 topa. Steven Adams me 20 pikët e realizuara dhe 13 topa e rikuperuar gjithashtu dha një kontribut të vyer për fitoren e City Thunder.

Washington Wizards-Golden State Warriors 118-128
Oklahoma City Thunder-New Orleans Pelicans 122-116
Phoenix Suns-Portland Trail Blazers 106-120
Los Angeles Lakers-Minnesota Timberwolves 105-120

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *