Magjistari Mesi mbyll kampionatin spanjoll

Një gol i mrekullueshëm nga goditja e dënimit në pjesën e parë dhe Lionel Mesi vendos fatet e titullit në Spanjë.

Sot u luajt finalja e madhe mes Barcelonës e Atletikos dhe kryesuesit e kampionatit fituan 1-0, me magjinë e Pleshtit argjentinas, që çon në +8 distancën mes dy skuadrave.

Asnjë humbje në kampionat për katalanët dhe mund të thuhet pa frikë se kampionati u mbyll, sepse nuk ka ndodhur kurrë në histori që të përmbyset një avantazh prej 8 pikësh me kaq pak ndeshje të mbetura.

Barcelona luajti një pjesë të parë shumë të mirë, vuajti disi në pjesën e dytë, por nuk pësoi gol, ndaj një rivali në superformë, që detyrohet të dorëzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *