E pabesueshme në Durrës, portieri Moçka gol dhe Partizanit i ikën fitorja në shtesë

Të gjithë dashamirësit e sportit kanë dëgjuar për golin e Beneventos në Seria A, ku portieri i saj Brinjoli i dha pikën e parë në kampionat ndaj Milanit. Diçka e ngjashme ka ndodhur dhe sot në Durrës, ku në “Niko Dovana” Shpëtim Moçka, portieri i Teutës ka shënuar një gol në fundin e shtesës ndaj Partizanit, duke i dhënë barazimin 1-1 Teutës.

Në minutën e fundit të lojës, vendasit fitojnë të drejtën për të ekzekutuar një goditje këndi. Në shtyllën e dytë Moçka godet si një “gjahtar” goli, përplas topin në tokë dhe gol, me lojtarët e Partizanit që e kishin harruar fare. Të zhgënjyer “demat” e Partizanit që me festën e “djemve të detit”, shohin dhe fundin e ndeshjes. Nuk ju mjafton goli i Prognit i realizuar në pjesën e parë, në një ndeshje pa shumë raste për shënim, por me emocione të forta, sepse Alban Hoxha u bë hero për Partizanin në pjesën e parë, duke pritur penalltinë e Çyrbjes para se Progni të shënonte.

Festa e kuqe ishte gati, mungonin pak sekonda, por Moçka vendosi të ndryshonte historinë e ndeshjes dhe të shkruante përrallën e vet.

Superiore, java e 23-të

E diel, 4 mars 2018, ora 17.00, stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Teuta – Partizani 1-1

Shënues: Moçka 90’+6 / Progni 25′

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Amir Bilali, Shkalla, Hakaj, Beqja, Alhasan ( Bilali 66′), Hila (Kruja 78′), Lajthia (Dediç 46′), Çyrbja, Latif. Të gatshëm: Kastrati, Lika, Hugo, Vila.

Trajner: Gentian Begeja

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Gojkoviç, Belica, Ibrahimi, Mala, Batha, Trashi, Asani (Çulum 60′), Progni, Bardhi. Të gatshëm: Sulenji, Kalari, Atanda, Ramadani, Lukas, Abdurahimi.

Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Shkalla 55′ / Belica 17′, Gojkoviç 55′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Paulin Simoni. Pas porte: Klajdi Kola, Orlando Kuka.

Vëzhgues: Ilir Kristo; Delegat: Yvil Zajmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online