Luftëtari e pret, Xhekson viziton klubin grek

Klubi i Luftëtarit shiti në merkaton e dimrit dy ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, siç ishin fantazisti Eduart Rroca dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Një tjetër lojtar që mund të ketë turbulluar disi ambientin te Luftëtari është braziliani Xhekson.

Mbrojtësi i krahut të majtë ndodhet për momentin në Greqi. Në një foto të bërë nga menaxheri Alban Kashari, shihet teksa ai dhe Xhekson ndodhen në stadiumin e skuadrës së Aititos Spaton, që është dhe klubi nga u transferua braziliani në janarin e vitit të kaluar.

Në mbishkrimin e fotos është shkruar: Mbyllet marrëveshja, Xhekson suksese.  Ndoshta kemi të bëjmë thjesht me një shaka, pasi kontrata e lojtarit me Luftëtarin mbaron në muajin qershor. Xhekson pritet të rikthehet në Gjirokastër ditën e nesërme për t’iu bashkuar skuadrës. Na mbetet vetëm të presim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *