Llapi “e bën baltë”, një tjetër përforcim largohet

0

Llapi do Europën dhe për këtë ka bërë disa përforcime. Disa prej afrimeve kanë qenë edhe nga Superiorja, ndërkohë që një lojtar e morën edhe nga Kategoria e Parë. Klodian Nuri la Elbasanin dhe do provonte një eksperiencë të re në Kosovë.

Ai u prezantua te Llapi, por sot ka ardhur edhe njoftimi për largimin e tij. Këtë verë ka ndodhur shpesh në klubin nga Podujevë që të bëhen zyrtarizime dhe më pas të bien poshtë. Ndodhi me portierin Eglant Haxho dhe më pas me sulmuesin Emran Ramadani. Tashmë ndodh me Nurin.

“Klubi njofton për ndërprerjen me konsensues të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri. Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër. Njëherit, pas përmbylljes së marrëveshjes së dyanshme, klubi falenderon Klodian Nurin për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Llapit. 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.