“Levante, ashtu si ma ka përshkruar De Biazi”

0

Ndërkaq, ditën e djeshme u krye edhe prezantimi zyrtar i Armando Sadikut te Levante, me sulmuesin kuqezi që doli në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Jam një sulmues zone, aty ndihem më mirë. Do të jap gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë klub. Unë jap gjithnjë 100%”, u shpreh sulmuesi i kombëtares sonë, i cili ndihet gati të zbresë në fushë.

“Jam i përgatitur për të luajtur, ndihem mirë fizikisht. Nëse trajneri vendos të më hedhë në fushë, unë jam 100%. E njoh kampionatin spanjoll, sepse kam biseduar me De Biazin dhe më ka treguar shumë gjëra. Kur më erdhi oferta, thashë ‘po’ menjëherë, pa u menduar fare. De Biazi më ka thënë që Levante është një klub i vogël, por një familje e madhe, ndaj për karakterin që kam unë do ishte klubi perfekt. Në ato pak ditë që kam qenë këtu, e kam kuptuar se klubi është ashtu si më ka thënë De Biazi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.