Kurtua tërbon londinezët: Këtu, tjetër nivel!

Tibo Kurtua këmbënguli të largohej këtë verë nga Çelsi dhe ia arriti qëllimit. Reali i Madridit e bëri të vetin për rreth 40 milionë euro, ndërkohë që portieri belg së fundmi ka lëshuar disa deklarata që mund t’i tërbojnë blutë. Gjithsesi nuk është disi e papritur, duke parë gjithçka ndodhi gjatë merkatos.

“Vetëm bëni një seanca stërvitore për të kuptuar nivelin e diferencës me Çelsin. Këtu kam mundësinë të stërvitem me Serxhio Ramos, mbrojtësin më të fortë në botë. Ky klub është i një tjetër niveli” është shprehur për “Het Nieuwsblad” portieri i Realit.

Por Kurtua nuk është ndalur me kaq: “Këtu mund të luaj në ‘Santiago Bernabeu’, një impiant i mrekullueshëm që është dyfishi i ‘Stamford Brigde’. Kur jam në portë dhe shoh përreth, vërej vetëm një mur me njerëz. Në Londër mund të shohësh qiellin, ose hotelin pas tribunës. Nuk ka krahasim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *