Mesi: Reali më i dobët, Ronaldo më befasoi!

0

Lionel Mesi kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve me Barcelonën. Ai e ka qartë se mund t’ia dalin dhe katalanasit do të jenë të përqendruar për ta realizuar këtë objektiv. Sigurisht janë disa skuadrat që e duan atë trofe.

“Çdo vit konkurrenca është më e madhe, me klube që investojnë më shumë para për të konkurruar. Dy klubet e Mançesterit, Çelsi, Madridi, ne, PSG-ja dhe disa klube italiane janë skuadrat që e duan këtë trofe”, shprehet argjentinasi në “Catalunya Radio”.

Më tej ai flet edhe për Realin: “Natyrisht që Reali është një nga ekipet më të forta në botë, ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe skuadër të madhe, por sigurisht që largimi i Kristianos i dobëson ata”.

Mesi thekson se tanimë kampionët e Italisë  janë favoritë për të fituar Ligën e Kampioneve: “Juventusi kthehet në favorit kryesor për të fituar Championsin, kjo për shkak të skuadrës që kishin dhe faktit që tani  kanë Ronaldon.

Isha i surprizuar nga vendimi i tij, nuk e mendoja se do të largohet nga Madridi, apo që do të shkonte te Juventusi. ishin shumë skuadra dhe kisha dëgjuar për Juventusin më pak se për të gjitha. Por është një ekip shumë i mirë”, përfundon sulmuesi i Argjentinës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.