Kukësi, me “arsenal” të plotë drejt Korçës

Java e shtatë e Kategorisë Superiore rezervon një përballje që në vitet e fundit ka qenë gjithnjë për kreun e klasifikimit. Pritshmëritë për ndeshjen e kësaj të enjteje janë maksimale, ndonëse korçarët nuk janë ajo skuadër “e frikshme” si në vitet e fundit.

Kukësi është ekipi më në formë i momentit dhe ndaj juglindorëve do konfirmimin si pretendenti kryesor për titull, objektiv që e kanë deklaruar që në fillim të edicionit. Për këtë sfidë trajneri Armando Cungu do të ketë të gjithë grupin në dispozicion, me përjashtim të Besar Musollit, që dihet tashmë se do të jetë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Simo Rrumbullaku po ashtu pritet që të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Mbrojtësi gjirokastrit pritje që të ishte që në ndeshjen me Luftëtarin gati, por nuk ka rrezikuar, për shkak se plaga në gju nuk ishte mbyllur plotësisht. Në Gjirokastër Cungu pritet që të ketë një ekip të plotë. Skuadra do t’i rikthehet sot përgatitjeve, pasi lojtarët janë lënë të lirë dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *