Konfirmohet Kristi Joti, firmosin edhe pesë të tjerë në Berat

Kristi Joti do të ketë mundësinë të luajë më shumë këtë sezon. Gjashtë ndeshjet me Kukësin në kampionat ishin pak dhe për mesfushorin kryeqytetas është gjetur zgjidhja. “SportEkspres.com” njoftoi më parë se 20-vjeçari kishte nënshkruar me Tomorin dhe ka ardhur konfirmimi.

“Zyrtare: Sapo është arritur marrëveshja e huazimit 1 vjeçar për mesfushorin e ardhur nga Kukësi, Kristi Joti”, njofton klubi i Tomorit përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Me beratasit ai pritet të jetë titullar, çka e ka bindur atë të huazohet.

Veç Jotit, pjesë e Tomorit do të jenë edhe Klaudio Mahmutaj, Salvador Gjonaj, Ardian Gega, Aldo Dervishi dhe Klevis Shaqe. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi beratas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *