Kombëtarja U17 | Kupa “Mercedes Benz”, kuqezinjtë mësojnë rivalët

0

Kombëtarja kuqezi U17 e meshkujve do të luajë një turne në Turqi, në qytetin e Altinordu. Djemtë e drejtuar nga Elvin Beqiri do të jenë një nga 8 skuadrat që do të marrin pjesë në këtë kompeticion, i cili është i ndarë në dy grupe.

Shorti vendosi në grupin A kuqezinjtë tanë, grup ku marrin pjesë Turqia, Anglia dhe Moldavia. Këto takime do të zhvillohen mes datave 13-20 janar.

Janë mësuar dhe sfidat për kombëtaren tonë U17, që do e nisin përballë gjigantëve britanikë, me datë 14 janar. Më pas, të besuarit e Beqirit do tëa përplasen me Turqinë vetëm një ditë më vonë, për ta mbyllur me takimin e fundit përballë Moldavisë, me datë 17 janar.

Kalendari i ndeshjeve:

14 Janar 2019 Angli-Shqipëri ora 15:00

15 Janar 2019 Turqi-Shqipëri ora 12:00

17 Janar 2019 Moldavi-Shqipëri ora 15:00

19 Janar 2019 Finalja e vendit të 3-të ora 12:00

Finalja ora 15:00

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.