Koleg dhe fans i çmendur, Grizman i fiksuar pas Mesit

0

Antuan Grizman nga sezoni i ri do të luajë në një skuadër me Leo Mesin. Të dy yjet kanë një profil të ngjashëm me depërtimet që nisin në krah e më pas spostohen në qendër. Ky fakt mund të shndërrohet në një problem për të dy yjet pasi do të zinin hapësirat e njëri-tjetrit.
Megjithatë, nuk mendon aspak kështu Grizman. Madje francezi mezi pret që Mesi të kthehet nga pushimet për t’iu bashkuar ekipit. Ai është kurioz të shohë sesi argjentinasi sillet në jetën e përditshme dhe në stërvitje. Dëshiron të mësojë sa më shumë gjëra prej tij.

“Do të jetë e mahnitshme të luaj bashkë me të. Mezi pres të shoh sesi është ai në jetën e përditshme, çfarë i pëlqen në stërvitje. Dua ta shoh atë që bën në stërvitje dhe të provoj ta përsëris ose ta bëj atë në mënyrën time. Dua ta njoh atë jashtë fushe. Mezi pres që ai të vijë. Nuk jam person i vështirë. Më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëz. Jam i sigurt se çdo gjë do jetë shumë mirë”, u shpreh Grizman.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.