Kolarov te Roma, revoltohen tifozët

Serbi Aleksandar Kolarov është transferuar zyrtarisht nga Mançester Siti te Roma, për 5 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut lë Anglinë pas disa vitesh (7 sezone titullar fiks) aty dhe kthehet në Itali, ku ka luajtur te Lacio, duke shkëlqyer.

Pikërisht e shkuara e tij laciale ka tërbuar tifozët e Romës, që kanë mbytur me ofendime serbin, sa në rrjetet sociale, ashtu edhe para qendrës stërvitore të Romës dhe nëpër qytet, që gjithsesi e ka kompletuar operacionin, që ekonomikisht ka qenë me leverdi, pasi mbrojtësi është cilësor dhe me eksperiencë të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *