Këshilla e Obamës: Një gjeni nuk ia del vetëm, shihni Mesin dhe Argjentinën!

0

Leo Mesi është një futbollist unikal. Një mrekulli për sytë të shohësh “pleshtin” me top në këmbë, por asgjë nuk arrihet vetëm. Fakti që ai dhe Argjentina e tij nuk ia kanë dalë të triumfojnë në Botëror flet qartë për nevojën e një skuadre dhe grupi të fortë në futboll.

Rreth kësaj teme ka folur Barak Obama, ish-president i SHBA gjatë periudhës 2009-2017. Në një prononcim nga Bogota e Kolumbisë, presidenti i parë me ngjyrë i shtetit më të fortë në botë është ndalur te ylli argjentinas i Barcelonës.

Talenti është dhuratë e Zotit, por për të fituar vlen puna e madhe dhe shokë cilësorë. Nëse të gjithë këto komponentë nuk bëhen bashkë, bëhet shumë e vështirë për të fituar trofe ose për të patur sukses në çdo fushë tjetër të jetës.

Edhe njerëzit të cilët i cilësojmë si gjeni punojnë me të tjerët për të zhvilluar dhe përmirësuar stilin e tyre. Tek Argjentina, edhe pse Mesi është i mrekullueshëm, po hasin probleme për të fituar Kupën e Botës. Të rinjtë duhet të jenë të qartë që ne njohim shumë pak persona, të cilët kanë arritur të bëjnë gjëra të mëdha vetëm“, thekson Barak Obama.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.