Kërcënohet me jetë mbrojtësi i Kolumbisë, zbulohet shkaku absurd!

0

Humbja e një penalltie të shkakton dhimbje të mëdha. Përveçse përcakton fijen e hollë midis një fitoreje apo një humbje, të rëndon shumë edhe psikologjikisht.

Shumë lojtarë e kanë pranuar se karriera e tyre ka ndryshuar pas një gabimi nga pika e bardhë. Është e rëndë ta përballosh fajin dhe barrën e rëndë, ndërkohë që askush nuk e harron dhe nuk ta fal kurrë gabimin.

Uilliam Tesilo

Por, ka edhe më keq. Dikush çmendet dhe pretendon të marrë jetën. Ka ndodhur më parë, shpresojmë të mos përsëritet më. Kolumbia nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës për faj të një penalltie të humbur.

“Fatkeqi” ishte Uilliam Tesilo, mbrojtësi i Club Leon në kampionatin meksikan. 29-vjeçari gaboi nga pika e bardhë, ndërsa lojtarët e Kilit u treguan të saktë dhe u kualifikuan në gjysmëfinale.

Kërcënimet nuk kanë munguar kundrejt Tesilos dhe familja e tij është në panik. Sharja, ofendime dhe presion me marrje jete. Në Kolumbi ka ndodhur edhe më parë. Mbrojtësi Eskobar ishte i pafat në autogolin e shënuar në Botërorin e vitit 1994 në ndeshjen kundër SHBA.

Andres Eskobar

Kolumbia u eliminua dhe lojtari, për të cilin interesohej Milani, u vra pas disa ditësh në vendlindje. Një ngjarje që i tronditi të gjithë dhe familjarët e Tesilos kërkojnë ndihmë.

Na mbetet vetëm që të lutemi. Duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë vetëm për futboll. Mund të fitosh, por edhe mund të humbasësh”, shprehet mes frikës dhe pasigurisë babai i mbrojtësit për “Marca”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.