Kepën e pret stoli, Sarri: Gabim me pasoja, më duhet t’i jap një mesazh grupit

Të nesërmen Çelsi do të presë në “Stamford Bridge” Totenhemin në një përballje që do të vendosë shumë për objektivat e të dy klubeve. Secila palë po përjeton një situatë jo optimale, por të zotët e shtëpisë kanë pësuar shokun më të madh me polemikën e finales së “Carabao Cup” midis portierit Kepa dhe trajnerit Sarri.

Në daljen për shtyp për takimin e nesërm, trajneri i Çelsit tha se Kepa mund të lihet në stol, por për këtë do të vendosë në orët në vazhdim.

“Ai bëri një gabim të madh. Natyrisht që do të ketë pasoja për këtë. Nëse pasoja do të jetë që ai duhet të luajë, ai do të jetë në formacion, nëse pasoja e veprimit do të jetë stoli, atëherë ai duhet ta pranojë stolin”.

“Ishte një situatë shumë e sikletshme. Gjithsesi tani është bërë e ditur se kishim të bënim me një keqkuptim shumë të madh. Është normale që të gjithë lojtarët e tjerë janë habitur. Mund të them se do të marr vendimin në të mirë në grupit. Më duhet t’i çoj një mesazh grupit dhe nga kjo do të varet nëse Kepa do të jetë në fushë ose jo”, tha Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *