Flet trajneri i Zenelit: E ndiqnim prej kohësh, me fat që klubi veproi shpejt!

0

Arbër Zeneli padyshim është njeriu i momentit në ekipin e Reims. Fundjavën që lamë pas ishte një ndër më të mirët në fushë, ku në triumfin ndaj Montpelies në transfertë, arriti të shënonte dhe golin e parë me fanellën e re.

Për Zenelin, së fundmi ka folur trajneri i tij, David Gio, i cili në një prononcim për “RMC Sport”, është pyetur rreth transferimit të 24-vjeçarit dhe se çfarë e tërhoqi për ta afruar te Reimsi. Tekniku është shprehur se po e vëzhgonin prej kohësh lojtarin dhe se blerja e tij që në muajin janar ishte diçka mjaft e mirë për klubin.

“Kampionatin holandez kemi vite që e ndjekim pasi është një kampionat, ku lojtarët ofensivë janë shumë interesant dhe bien shumë në sy. E kemi vëzhguar Zenelin prej kohësh dhe drejtuesit kanë punuar për transferimin e tij dhe kanë krijuar mundësinë për të firmosur në janar, gjë që normalisht na bëri mirë. Gjithashtu, nëse nuk do ta merrnim në janar, në muajin qershor çmimi i tij nuk do të ishte i njëjtë. Tashmë, falë klubit në fazën ofensive jemi të kompletuar.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.