Kastrioti më i plotë për finalen e sezonit, dy rikthime gëzojnë Devollin

Kastrioti pësoi humbjen e parë për këtë vit përballë Partizanit, ndërsa vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës. Një duel mbijetesë për krutanët, që do të udhëtoj drejt Kamzës për t’u ndeshur me ekipin e Gjokës.

Të dy ekipet mbyllin renditjen me nga 16 pikë, ndërsa Luftëtari është 5 pikë larg. Me ardhjen e Bledar Devollit në krye të stolit, Kastrioti ka siguruar dy fitore të mëdha kundër Luftëtarit dhe Skënderbeut dhe është rikthyer në garën për mbijetesë.

Ekipit i është bashkuar më në fund mesfushori Henri Okebugu. 20-vjeçari u largua në dhjetor drejt vendit të tij, ndërsa kthimi në Krujë vonoi si pasojë e problemeve me pasaportën.

Okebugu ka zgjidhur gjithçka dhe Devolli do të ketë një opsion më shumë, duke nisur nga transferta me Kamzën. Një tjetër rikthim për këtë ndeshje do të jetë Husein Lukman, mbrojtësi i djathtë nigerian. 22-vjeçari ka shlyer pezullimin dhe është gati për finalen e radhës.

Mungesa e vetme për Kastriotin do të jetë Herald Marku, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve në ndeshjen kundër Partizanit dhe nuk mund të zbresë në fushë kundër Kamzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *