Kasano-Çerçi-Pacini, Verona kërkon të ringjallë yjet e shuar

0

Kasano dhe Seria A nuk ndahen kollaj, edhe pse sulmuesi veteran ka vite që duket si një ish-futbollist dhe refuzon prerë çdo ofertë për të shkuar në ndonjë kampionat të pasur, por më pak cilësor.

“Kur shoh ca lojtarë që kanë sukses tani, them që unë jam fenomen”, tha para pak kohësh Kasano me humor, duke premtuar kthimin në aktivitet, pas ndarjes në fund të janarit me Sampdorian, me shumë polemika.

Tani Kasano firmos për Veronën, aty ku gjen Xhampaolo Pacinin, një “ujk” i vjetër goli, me të cilin në periudhën 2007-2011 bënte namin te Sampdoria, duke siguruar edhe kualifikimin për në Champions League.

Tani synimi është mbijetesa e Veronës dhe nëse nuk mjafton eksperienca e tyre, Verona merr edhe Alesio Çerçin. Pas disa sezonesh në errësirë, anësori ofensiv ka prishur kontratën me Atletikon e Madridit dhe kthehet në Serinë A, ku me Torinon mahniste disa vite më parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here