Kaliniç dhe ai numër “7” që kujton Shevçenkon…

Idhulli i tij ka qenë gjithmonë ukrainasi i Milanit, ndërsa dje ka shënuar pikërisht në “San Siro”, stadiumi që i sjell fat. Pa teknologjinë, do të ishte tripletë në debutimin në kampionat si titullar

Milani ka rregulluar Udinezen, edhe pse me disa vështirësi. Sot, për Montelën dhe djemtë e tij, kishte rëndësi vetëm fitorja që çon në kuotën e 9 pikëve pas 4 javësh kampionat. Një nisje kaq positive në Serinë A nuk vinte prej sezonit 2006/2007 kur mblodhi 10 pikë. Tri pikë me peshë të ardhur pas golave të Nikola Kaliniçit, protagonist absolut.

Feeling – Ka futbollistë të cilëve u dridhen këmbët kur luajnë në “San Siro”, të tjerë shfaqin më të mirën e tyre. Eshtë rasti i sulmuesit kroat që kishte një feeling të veçantë me stadiumin milanez: 4 gola Interit dhe 1 Milanit në 2 vjeçarin me Fiorentinën. Një debutim titullar kështu e kishte ëndërruar, me dy gola si oportunist i vërtetë përpara syve të tifozerisë besnike, pra “Curva Sud” dhe në atë portë që në të shkuarën i ka sjellë fat. Kaliniç ka treguar gjithçka që pritej nga repertori: sponda të sakta për shokët, kërkim i thellësisë dhe nuhatje goli.

Pikë fikse – Mund të vinte Obamejang, ishte ëndrra Morata, por në fund fitoi Montela që e kishte parë si sulmuesin ideal për kredon e tij futbollistike. Kroati do të jetë pika fikse e sulmit, me Andre Silvën dhe Suson që do të alternohen në krah. Ndoshta mund të jetë edhe për atë numrin “7” pas shpine, nga idhulli i tij Shevçenko, ose me stadiumin, por Kaliniç është baza e rilindjes së madhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *