Partizani-Kukësi/ Sfidë e vjetër, protagonistë të rinj

Në edicionin e shkuar Kukësi arriti që të kurorëzohej si skuadra kampione e Shqipërisë, duke lënë pas vetes pikërisht Partizanin, që u desh të mjaftohej me statusin e nënkampionit. Tashmë ka nisur sezoni i ri, ku të dyja skuadrat i kanë vënë vetes të njëjtin objektiv, duke nisur garën nga fillimi. Të dyja skuadrat kanë bërë ndryshime të shumta në organikë. Duke nisur që nga stoli, do të shohim një përballje të re: Mlladen Milinkoviç dhe Mark Iuliano kanë marrë mbi supe për të bërë më mirë se paraardhësit e tyre. Nga teknikë shqiptar, në të huaj, një bast tjetër ky për të dyja këto skuadra. Në organikë gjithashtu veçohen ndryshime të mëdha. Partizani ka humbur Ekuban, ndërsa Kukësi Pejiçin dhe Eminin. Një “thes” me gola që do të synohet të sigurohen nga dy “bombera” përfaqësuesesh. Edgar Çani dhe Rauf Alijev janë dy sulmuesit prej të cilëve pritet shumë. Largimet e Ramadanit, Çetkoviçit, Torrasës e Mazrekajt në njërin krah dhe “divorci” me Lenën, Kariokën, Dvornekoviçin e Grecën, të bëjnë të duket se të dy klubet ecin në të njëjtën linjë. Normalisht që dhe në hyrje të dyja skuadrat janë përpjekur të bëjnë mirë, teksa “të kuqtë” kanë bërë pjesë të tyre Xhixhiuan, Adorjanin, Prognin etj, ndërsa kampionët i kanë besuar Zeqirit, Bakajt, Shtubinës e Kërkotiçit. Ndryshime shumë rrënjësore për dy skuadra që e kanë mbyllur sezonin e shkuar në krye të klasifikimit. Një sfidë e vjetër, por me protagonistë të rinj.

 

Kukësi

Afrime: Hair Zeqiri (Flamurtari), Rustem Hoxha (Teuta), Bujar Idrizi (Llapi), Ndriçim Shtubina (Vllaznia), Elis Bakaj (Vllaznia), Rauf Alijev (Inter Baku), Ardit Peposhi (Korabi), Stivi Frashëri (Flamurtari), Valon Ethemi (Mamurrasi), Milosh Kërkotiç (Mladost Podgorica), Kristi Joti (Tirana U19), Siraj Naser (firmë në korrik, prishje kontrate në fund të gushtit)

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Largime: Matija Dvornekoviç (FH Hafnarfjordur, Islandë), Bedri Greca (Tirana), Lukas Rangel (Kapfenberg), Klaudio Çema (Luçko), Entonio Pashaj, Alberto Serran Polo (Hoceima, Marok), Pero Pejiç (Slaven Belupo), Drilon Tejeci, Nijas Lena (Teuta), Izair Emini (Shkëndija e Tetovës)

Trajner: Ernest Gjoka

 

Partizani

Afrime: Blerim Kotobelli (Teuta), Gerhard Progni (Teuta), Mustafa Enok Xhixhiua, Milan Basrak (Katanzaro), Andrea Selvaxhio (Racing Roma), Romeo Shahinas (Racing Roma), Xhovani La Kamera (Lupo Roma), Kristian Adorjan (Novara), Edgar Çani (Piza), Kristo Merko, Eglant Haxho (Renova), Erik Herrera, Alban Sulejmani (Legia Varshavë)

Trajner: Mark Iuliano

Largime: Ylber Ramadani (Velje), Marko Cetkoviç (Mlladost), Kaleb Ekuban (Lids), Methju Bonifejs (Beroe), Agustin Torrasa, Mario Dajsinani (Skënderbeu), Esin Hakaj (Teuta), Laurent Ismailaj (Drita), Mentor Mazrekaj (Prishtina), Ardit Jaupaj (Flamurtari P.)

Trajner: Sulejman Starova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online