Sadiku pa gjurmë, Balliu dhe Metci marrin 3 pikë
Armando Sadiku dje nuk ka lënë gjurmë, teksa është zëvendësuar në minutën e 76-të, ndërsa Legia e Varshavës ka fituar me vështirësi ndaj Kraiovës, në kampionat. Nga Polonia në Francë, aty ku fitore me shumë vlera ka arritur edhe Metci i Balliut, që luajti 90 minuta të mira, edhe pse me një karton të verdhë. Humbje për Memollën dhe Hajduk Splitin e tij, përballë Rijekës, 0-2 në Split. Mbrojtësi i majtë u aktivizua si titullar.