Junajtid në luftë me kohën, De Gea duhet të rinovojë para janarit

0

David De Gea është një nga pikat më të forta të Mançester Junajtid dhe një nga portierët më të mirë në botë. 27-vjeçarit spanjoll i skadon kontratat me “Djajtë e Kuq” në qershorin e ardhshëm dhe klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës. Drejtuesit e Junajtid shpresojnë që rinovimi të vijë para muajit janar.

Ata i kanë ofruar portierit spanjoll një kontratë pesë vjeçare, me një rrogë prej 375 mijë stë në javë. Një gjë e tillë do e bënte De Gean lojtarin e dytë më të paguar në ekip pas Aleksis Sançez. Klubi anglez po pret një përgjigje pozitive nga gardiani.

Nëse De Gea nuk rinovon deri në janar, ai do të ketë mundësinë të bisedojë me klubet e interesuara për shërbimet e tij dhe mund të firmosë dhe parakontratë. Nëse kjo ndodh, Junajtid do të jetë i detyruar të shesë spanjollin në merkaton e janarit, sigurisht me një çmim më të ulët se vlera e tij, sepse nuk do lejonte largimin e tij në verë me parametra zero.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.