VIDEO: Makthi Inter është harruar, Gabigol magjeps në Brazil

 

Tifozët e Interit me shumë gjasa do të buzëqeshin, por duket se Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, edhe aq lojtar i dobët nuk është, përkundrazi.

Ndonëse në Itali zhgënjeu dhe nuk u mor vesh pse shkoi tek Interi ku nuk luajti fare, sulmuesi brazilian po tregon me fakte se vlen shumë dhe tek Santosi i tij është kthyer fenomen, duke mposhtur edhe kritikat, sepse para disa muajsh tifozët festonin kur ai zëvendësohej.

Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë Santosi mundi 1-0 Korintiansin në një derbi të madh të Sao Paulos dhe golin vendimtar e shënoi pikërisht Gabigol. Goli i 14-të në kampionat në 29 ndeshje, shënuesi më i mirë në Serinë A, me 3 gola më shumë se rivali më i afërt.

Aktualisht në vendin e shtatë në kampionat, Santosi ka shënuar vetëm 33 gola dhe kjo e shton vlerën e golave të Gabigolit, i cili thuajse gjithnjë shënon gola me vlerë trepikëshe.

Pas golit të fundit Gabigol festoi duke imituar një tjetër brazilian të famshëm, Robinjo, i cili te Santosi ka qenë një idhull, por prej vitesh luan në Europë dhe tani luan në kampionatin turk.

Gabigol ka luajtur me Robinjon te Santosi në vitet 2014-2015 dhe të dy janë shumë miq, por dëshira e Gabigolit që Robinjo të kthehet në Brazil nuk do të realizohet. Robinjo është dënuar për përdhunim në Itali dhe vijon gjyqet, ndaj presidenti i Santosit José Carlos Peres vjet deklaroi se nuk ka ndërmend të afrojë lojtar me probleme të tilla, për të mos njollosur imazhin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online