Italia, Kielini, racizmi dhe politika, Bufon: Në finale me Juven? Dua të festoj si i çmendur!

Xhanluixhi Bufon po shijon aventurën franceze me PSG dhe ëndrra e tij është fitimi i Champions Ligës. Portieri, i cili mbush 41 vjeç me datë 28 janar, ka folur për “Corriere della Sera”, duke komentuar mbi kombëtaren italiane, momentin dhe të ardhmen e saj.

Ai e ka mbyllur përfundimisht me të kaltrit, ndërsa vlerëson brezin e rinj të portierëve italianë. Bufon ndihet i lumtur te PSG, ndërsa nuk e përjashton një përfshirje në politikë në të ardhmen. Legjenda e portës jep mendimin e tij për racizmin e shpërthyer në Itali dhe tregon veprimin që duhet bërë.

Në fund Juventusi, dashuria e tij e madhe. Bufon nuk e ka problem një përballje me bardhezinjtë në Champions, por vetëm me një kusht. Të mos ndodhë në finale, sepse ai do të donte të festonte si i çmendur nëse arrin të fitojë kupën me veshë të mëdhenj…

ITALIA – “Me Gravinën president, Mançinin trajner, Kielinin kapiten dhe Donarumën në portë, Italia është në duar të sigurta. Mançini e di se cila është rruga më e mirë për t’u ndjekur, ndërsa presidentin nuk e njoh. Jam shumë i lumtur që Kielini ka trashëguar shiritin tim të kapitenit si te Juventusi dhe Italia, sepse ai është një njeri dhe futbollist që e meriton këtë lloj përgjegjësie. Donaruma është një simbol i qëndrueshmërisë dhe mirësisë së projektit, që planifikon të përgatisë më të rinjtë për të ardhmen. Mendoj se dhe Perin, nëse fillon të luajë, Meret, Kranjo dhe Sirigu japin garanci të plota.”

E ARDHMJA – “Kam folur me Mançinin, nuk kanë nevojë për mua. Tani jam i përqendruar tek ekipi dhe fakti që ndodhem pjesë e PSG më bën krenar. Në karrierën time nuk jam kënaqur kurrë me faktin që jam njëri prej të shumtëve. Nuk ka dualizëm midis meje dhe Areolës. Unë në politikë? Kurrë mos thuaj kurrë. Duhet të jesh altruist dhe unë jam, por nuk do i shes kurrë idealet e mia për para.”

RACIZMI – “Janë gjeste të pahijshme. Kemi nevojë për zero tolerancë, sepse fare e urrejtjes po rritet kudo.”

JUVENTUS – “Nuk e dua Juven në finale, sepse dua të kem lirinë që të gëzohem si i çmendur në rast të një fitoreje. Një përballje më parë do të ishte e bukur, sikur të ishte një bashkim. Nuk mendoj se do e ndjejnë mungesën time te Juventusi, sepse është një klub që programon gjithçka kaq mirë, saqë është e vështirë të gabojnë në zgjedhje. Bardhezinjtë janë ndër pretendentët kryesorë për fitimin e Champions Ligës, por jo gjithmonë fitojnë më të fortët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *