Tomori vendos trajnerin e ri, vjen zyrtarizimi

0

Në Berat nuk kanë dashur që Viti i Ri 2019 ta gjente skuadrën e Tomorit me pankinën e boshatisur. Pas largimit të Bledar Devollit në fillimin e muajit dhejtor, SportEkspres.com mëson se ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit dhe teknikut Santilian Dule. Jo vetëm kaq, por ka edhe akord që ai të drejtojë Tomorin në gjysmën e dytë të sezonit 2018-2019. Pak më pas ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i klubit.

Dule është një emër ky i njohur te Tomori në tre-katër vitet e fundit. Ai ka qenë trajner në ekipin e të rinjve të Tomorit, zëvendëstrajner tek ekipi i parë dhe për një periudhë të shkurtër edhe trajner i parë.

Ky është një rikthim në pankinën e Tomorit, ndërkohë që misioni i vështirë për të është në prag, pasi skuadra renditet në vendin e 8-të në Grupin B të Kategorisë së Parë. E duke ditur se në fazën e tretë pikët përgjysmohen, Tomori është realisht në vallen e mbijetesës në këtë kategori.

Sentilian Dule është trajneri i tretë në stolin e Tomorit për këtë sezon, pasi Gersi Arbri e nisi kampionatin dhe u largua direkt pas ndeshjes së parë. Bledar Devolli e pasoi dhe pas humbjes së fundit me Egnatian dha dorëheqjen.

NJOFTIMI I TOMORIT -“Sezoni i ri futbollistik do ta gjejë ekipin e Tomorit nën drejtimin e trajnerit Santiliano Dule, i  cili u përzgjodh midis shumë kandidaturave të tjera. Trajneri beratas e njeh gjendjen e ekipit,  pasi ka qenë në drejtimin e tij në sezonin e kaluar. Vijojmë me merkaton e Janarit, ku përzgjedhja dhe menaxhimi teknik do të jetë si gjithmonë ekskluzivitet në dorën e trajnerit,  brenda treguesve financiarë që lejon Kategoria e Parë, sikundër edhe në rastin e trajnerit që bëri përzgjedhjen gjatë muajit gusht 2018. Ndërkohë, mbëshetetja nga ana e Bashkisë nuk do të mungojë asnjë çast, në çdo hap të rugëtimit të ekipit tonë. Gjejmë rastin t’ju falenderojmë për mbështetjen dhe të urojme GËZUAR VITIN E RI 2019, për të gjithë sportdashësit dhe banorët e qytetit tonë. Një jetë sa më të qetë, të bukur, plot mbarësi dhe shëndet”, shkruan klubi beratas në faqen e tij zyrtare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.