Igli Tare nuk vonon dhe nis bisedimet, Kutrone drejt Lacios

0

Mediat italiane janë të bindura: Interesimi i Lacios për Kutronen është diçka më shumë se thjesht interesim. Sipas “CalcioMercatto”, talenti i Milanit ka shprehur dëshirën për të luajtur më shumë, minuta që nuk i premtohen nga Gatuzo dhe nga… Piatek. Si pasojë, agjenti i lojtarit ka ngacmuar disa herë mediat me fjalët e tij për një largim të mundshëm.

Atletiko Madridi flitej se ishte skuadra e interesuar për shërbimet e sulmuesit italian, por në garë tashmë është futur dhe Lacio. Igli Tare është gati të hapë bisedimet me drejtuesit e Milanit, me të cilët ka raporte të mira. Bisedimet mes dy palëve pritet të kenë dhe një përgjigje pozitive për tifozët lacialë, pasi në rast se paguhen 30 milionë euro, Kutrone mund të vishet bardhekaltër.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.