I shënoi “gjahut të preferuar”, Rexhinaldo i trishtuar

0

Sezonin e shkuar e mbylli me një gol kundër Teutës, i 18-ti në kampionat me fanellën e Laçit. Rexhinaldo këtë sezon e ka “gërvishtur” në të gjitha takimet skuadrën durrsake, që konfirmohet si “gjahu” i preferuar sulmuesit afrikan.

Në kampionat i ka shënuar tre herë, në të tria ndeshjet, ndërkohë që i shënoi edhe sot në takimin e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi Kukësi nuk fitoi, pasi pësoi në fund dy gola dhe i gjithë takimi u mbyll me rezultatin 2-2.

Për Rexhinaldon ky rezultat i bën favorit për kualifikimin në gjysmëfinale, ndërkohë që shpreson të jetë gati për ndeshjen e radhës me Skënderbeun. Si zakonisht ai ka komunikuar me fansat e tij përmes rrjeteve sociale.

“I gëzuar për golin e shënuar, i trishtuar sepse u zëvendësova i dëmtuar. Shpresoj të mos jetë ndonjë gjë serioze dhe të jem në gjendje të ndihmoj skuadrën në ndeshjen e rëndësishme që luhet të shtunën”, shkruan Rexhinaldo mes të tjerash.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.