Historike | Union Berlin prek për herë të parë Bundesligën, bie Shtutgarti

0

Klubi i Union Berlin ka arritur një sukses historik, duke siguruar kalimin në elitën e futbollit gjerman për herë të parë në historinë 56-vjeçare të klubit nga lindja e Berlinit.

Një barazim 0-0 ndaj Shtutgartit u mjaftoi kryeqytetasve (takimi i parë përfundoi 2-2) për të siguruar biletën për në Bundesligë. Një ndeshje e dominuar nga Shtutgarti për pjesën më të madhe të tij, por edhe një gol që u shënua, u anulua për një pozicion jashtë loje të një futbollisti të Shtutgartit, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Union Berlini mori zemër, goditi dy herë shtyllën dhe pati raste të arta, por rëndësi kishte të mos pësonte gol.

Një dështim kolosal për Shtutgartin, një ndër klubet më të mëdhenj në Gjermani, që ka një ndër stadiumet me më shumë tifozë në Europë. Një dështim i gatuar prej kohësh, por javën e shkuar në Shtutgart mbi të gjitha, me avantazhin e shpërdoruar dy herë.

Në këtë moment nuk kishte si të mungonte një pushtim fushe nga tifozët besnikë të Unionit, që e prisnin prej dekadash këtë moment. Skenat në fund të takimit janë tepër mallëngjyese, lojtarë dhe tifozë të përqafuar së bashkë, të gjithë me lot gëzimi në sytë e tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.